Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar një tjetër takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën dhe me Enkelejd Alibeajn nga Partia Demokratike, pas atij që zhvilloi dje me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe me disa nga përfaqësuesit e partive politike në vend.

Edhe sot, pjesën më të madhe të diskutimeve do ta marrin financimet ruse në politikën shqiptare.

Pas takimit që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi dje, shprehu shqetësimin për financimet e fshehta ruse në politikën shqiptare, të cilat i konsideron rrezik për demokracinë.