Pas një muaji agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin.
Dhjetëra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit.
Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, në qytetin e bregdetar ka nisur në 6:00 të mëngjesit, kur qindra e mijëra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Myftiniu ka drejtuar ceremoninë në xhaminë e qytetit të Durrësit, ndërsa pas përfundimit të saj, besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për festën dhe mbylljen e muajit të Ramazanit.
Të gjithë besimtarët, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.
Edhe stafi i “DurrësLajm” iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Fitër Bajramin!