Blagoja Todorovski ka mbyllur aventurën në Durrës. Anësori i djathtë nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e Teutës në tre sezonet e fundit, ekip me të cilin fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

36-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me klubin bregdetar dhe me anë të një postimi në Instagram ka falënderuar presidentin Edmond Hasanbelliu, teksa i uron fat Teutës në vazhdim.

“Shumë faleminderit klubit, presidentit dhe të gjithëve që ishin pjesë e këtyre tre viteve të mrekullueshme që kam luajtur këtu. Dua ta përfundoj këtë sezon me këto fjalë”.

Todorovski veshi katër herë fanellën e kombëtares gjatë karrierës së tij, ndërkohë që fitoi titullin në Maqedoninë e Veriut me Renovën, Rabotnickin dhe Shkëndijën.