Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga pas tripikëve që morën në Camp Nou ndaj Barcelonës javën e kaluar.

Skuadra e Zinedine Zidane tani ka mposhtur Eibarin në Santiago Bernabeu me rezultat 4:0, që të gjithë golat ranë në pjesën e parë.

James Rodriguez (5’), Lucas Vasquez (18’), Cristiano Ronaldo (19’) dhe Jese Rodriguez (39’), ishin golashënuesit për Los Blancos.

Pas kësaj fitoreje, Reali ka grumbulluar 72 pikë, katër më pak se Barcelona që duke filluar nga ora 20:30 përballet me Real Sociedadin.