Ish-kreu i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Të pranishëm në tryezën e iftarit ishin besimtarët e Rromanatit, Manskurisë dhe Bozanxhijes, të cilët në emër të besimit ndaj Zotit po kryejnë sakrificë nëpërmjet agjërimit.

Gjatë këtij muaji, agjëruesit shmangin nga agimi deri në perëndimin e diellit ushqimin dhe ujin, ndërsa iftari shërben edhe për përcjelljen e mesazheve miqësore mes njëri-tjetrit.