Hasan Skana, babai i Ulvi Skanës 29-vjeç i cili prej 17 majit rezulton i hunbur, ka reaguar në lidhje me fatin e djalit. Familja me origjinë nga Lura jeton në Bathore.

Babai i tij tha për mediat:

“Më tha do iki në Belgjikë. Prej datës 17 nuk kemi asnjë kontakt. Prita tre ditë dhe shkova në Polici. Shkova te spitalet, kontrollova, dhe nuk kishte gjë”.

Më tej ai ka treguar se djali i tij ka qenë shok me Can Karriqin, miku i biznesmenit Ervis Martinaj që u vra më 23 dhjetor 2021 në Kamëz. Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët as sot nuk janë kapur. Edhe hetimet e policisë në lidhje me zhdukjen e 29-vjeçarit janë përqendruar te kjo pistë pasi i riu nga Lura pas vrasjes së ndodhur në dhjetor ?shtë marrë në pyetje nga policia.

“Ka pasur dhe raste të tjera kur ka ikur nga shtëpia, deri në dy ditë. Por kthehej prapë. Ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ishte shok me Can Karriqin që u vra kohë më parë në Institut. Ishin shok, shoqëroheshin. Pas tre ditësh pas vrasjes e shoqëruan dhe në Komisariat. E mbajtën 12 orë dhe u la i lirë. Nuk ka pasur raste të tjera për të cilat mund të jetë shoqëruar. Familja ime nuk ka pasur asnjë konflikt. Policia nuk më ka thënë gjë, as nuk më kanë kërkuar informacione për djalin”.