Daja i 3-vjeçarit që u dhunua në çerdhen në Fushë Kosovë ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 se ka treguar se 3-vjeçari ishte i traumatizuar dhe i uritur.

Daja i të miturit tregoi se nipi i tij përveç shenjave të dhunës në trup ka edhe goditje në kokë.

“Djali ishte i traumatizuar dhe i uritur. U shokova kur pashë videon, fillova të qaj. Më shumë më dhembi momenti kur dhunon nipin tek dera, gjithashtu kur e tërheq zvarrë. Nipi është dërguar për ekzaminim mjekësor, ka edhe goditje në kokë, kemi prova të tjera që i dërgojmë në Prokurori, përveç trupit që janë të dukshme.
Ka edhe goditje në kokë, kemi raportet e mjekëve dhe ne do i dërgojmë në Prokurori, të gjitha mekanizmat e drejtësisë”, tha ai në një lidhje telefonike