Emisioni “Kjo Javë”  ka zhvilluar një lidhje me skype me studentët e ngujuar  brenda Fakultetit Juridik, ku iu janë bashkuar edhe ata të Shkencave të Natyrës.

Një nga studentet e ngujuar,  rrëfeu episodin e dhunës me policinë, përgjatë ditës së djeshme ndërsa e cilësoi si një padrejtësi, për faktin se protesta është paqësore.

“Atëherë edhe ditën e sotme ngujimi ka vijuar në Fakultetin e Drejtësisë. Këtu kemi qenë të mbledhur shumë studentë dhe sapo bëmë mbledhje të të gjithë fakulteteve. Ditën e djeshme policia private ndërhyri në ambjentet e Fakultetit dhe në ato momente patëm një episod dhune dhe unë jam një nga studentët që u dhunua. Studentët janë dhunuar padrejtësisht se ne po bëjmë një protestë paqësore. Po presim të na vijnë akoma më shumë studentët nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Ne së bashku, pedagogë dhe studentë kërkojmë një arsim më të mirë. Biblotekat janë shumë të varfëra, ne kemi mbështetjen e të gjithë pedagogëve. Atëherë  disa nga shoket dhe shoqet tona janë ngujuar për shkak të borës. Presim të na bashkohen më shumë studentë dhe ditën hënë presim të vazhdojmë bojkotin. Kemi bërë votime. Sipas votimeve shumica është për bojkot, ndaj edhe ne vazhdojmë ngujimin. Edhe ata studentë që janë në shtëpi e mbështesin ngujimin. Ilir Koni shprehu se studentët kanë të drejtë. Policët nuk mund të na dhunojnë për një kauzë që është e drejtë. Unë jam me mesatare mbi 9 dhe unë normalisht si çdo studente do kem nevojë për të patur një provim të mbartur”, u shpreh ajo.