Ambasadori Florian Rauning nga Austria është emëruar Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe zyrtarisht do të marrë detyrën në 1 Tetor 2013, ka njoftuar pak më parë kryesia Ukrainase e OSBE-së.
Ambasadori Raunig ka lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi.Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.
Raunig do të zëvendësojë në këtë post, ambasadorin e OSBE-së në detyrë, Eugen Wollfarth. Deri në Tetor 2013 kreun e OSBE-së në vendin tonë e mban Zëvendës Kryetari Robert Wilton.
Florian Raunig, ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E dini që ka një moment të çuditshëm në mëngjes që vendos se çfarë ëndrrash do mbash mend?
Pjesë e rrjetit të prostitucionit me fitime miliona euro, arrestohet në Turqi vëllai i Nusretit! Po rekrutonte një të mitur, skema dhe përgjimet
Zgjedhja e presidentit/ Shtyhet me disa orë seanca në Kuvendin e Kosovës
Zbulohet “jetesa e dyfishtë” e Ervin Matës, si lëvizte në disa shtete të Amerikës Latine me dokumente bullgare dhe paraguajane





