Fluksi i emigrantëve që kthehen për festat e fundvitit nga porti i Durrësit mbetet i lartë. Këtë të enjte janë shënuar 5 mijë emigrantë dhe rreth 1 mijë automjete që kanë hyrë nga pika kufitare e portit të Durrësit, gjatë orëve të pasdites. Burimet nga policia kufitare bënë me dije se janë në dispozicion 30 sportele për përpunimin e pasagjerëve dhe të automjeteve me qëllim shmangien e radhëve dhe konfuzionin.
Po kështu, është hartuar një plan masash për të mos u krijuar konfuzion në oraret e pikut. Tragetet do të hyjnë në port njëri pas tjetrit, vetëm pasi të jetë përpunuar trageti paraardhës. Burimet pohojnë se në fundjavë pritet edhe fluksi më i madh pasi rezervimet e pasagjerëve janë të larta përpara festave.
K.H.





