4 gusht 2015 – Si gjithnjë, pushimet e verës shtojnë fluksin e udhëtarëve në pikat kufitare, e mbi të gjitha në atë të Durrësit.

Numri i pasagjerëve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje gjatë ditëve të para të gushtit, ku vetëm gjatë ditës së sotme mësohet se kanë mbërritur 4 tragete me 4200 persona dhe 1100 automjete.

Për të përballuar fluksin, autoritetet portuale kanë vënë në dispozicion 30 sportele.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/