Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi sot se vazhdimi i situatës së tensionuar të lidhur me luftën në Lindjen e Mesme rrezikon të rezultojë në rritje më të ulët dhe inflacion më të lartë në të gjithë botën.

Parashikimet e fundit të organizatës, të publikuara në prill, parashikuan një rritje globale të kufizuar në 3.1 përqind këtë vit për shkak të konfliktit dhe bllokimit të rrjedhave të energjisë në Gjirin Persik.

ADVERTISING

FMN-ja paralajmëroi se ekonomia globale rrezikon të rrëshqasë drejt një skenari “më të keq” nëse lufta vazhdon.

Zëdhënësja e organizatës, Julie Kozack, tha sot në konferencën e rregullt për shtyp se ne me të vërtetë po shkojmë drejt një “skenar më të keq”.

“Pritjet për inflacionin mbeten të njëjta për momentin në aspektin e përkeqësimit të mundshëm dhe kushtet financiare kanë nevojë për përshtatje”, shtoi ajo.