Max Verstappen ia del të fitojë edhe në Çmimin e Madh të Japonisë, duke fituar zyrtarisht titullin e dytë botëror në Formula 1.

Piloti holandez i Red Bull, triumfoi në një garë të mbushur me emocione, që filloi dy orë me vonesë për shkak të motit të keq.25-vjeçari u rendit në vendin e parë në “Suzuka Circuit”, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sergio Perez.

Në pod u ngjit edhe Charles Leclerc i Ferrarit, ndërsa Leësi Hamilton dhe Mercedesi i tij e mbyllën garën ne vendin e pestë.Më suksesin e sotëm, Verstappen është shpallur zyrtarisht kampion bote, duke siguruar titullin e dytë radhazi në karrierë, në një sezon ku pati fare pak rivalitet dhe fitoi garën e 12-të nga 18 të zhvilluara deri tani.