Duket se situata te Red Bull-i nuk është aq e mirë edhe pas dopietës në Çmimin e Madh të Bahrejnit, me Maks Vershtapen që triumfoi duke dominuar, teksa pas tij u rendit meksikani Serxhio Perez. Shkak kanë qenë akuzat për mesazhet seksuale që iu postuan në rrjet shefit të skuadrës austriake, Kristian Horner.

Ky i fundit duket se ka pasur kritika dhe nga babai i Maks Vershtapen, Jos, i cili u shpreh se Horner duhet të jepte dorëheqjen nga posti i shefit të Red Bull-it.

Tashmë mediat kanë zbuluar se dhe kampioni i botës në fuqi i qëndron në krahë të atit dhe kjo përplasje në distanc mund të sjellë largimin e bujshëm të Vershtapen nga makina që arriti të fitonte tre herë titullin kampion.

Mediat në Angli tashmë flasin për një kalim të mundshëm te Mercedes, për të zënë vendin e Luis Hamilton që do kalojë te Ferrari. Gjithashtu kanë nisur menjëherë dhe diskutimet për zëvendësuesin e mundshme të Vershtapen, me fansat që kërkojnë Fernando Alonson.