Një 29-vjeçar nga Dibra që banonte në Kamëz, është zhdukur dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët 10 ditët e fundit.

Ulvi Skana, ishte nisur për jashtë shtetit para dy javësh, por e kishin kthyer, pasi kishte ekspuls në pasaportë.

Që prej atij momenti, 29-vjeçari ka humbur kontaktet dhe familjarët e tij bëjnë thirrje për ndihmë, duke dhënë dhe numrin e telefonit.