Kryetari i Bashkisë së Roterdamit së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit Portual të Durrësit i janë përgjigjur interesimit të veçantë të mediave lokale dhe qendrore në përfundim të Takimit që ata zhvilluan në Drejtorinë Ekzekutive të portit.
Bashkë me Delegacionin holandez në takim mori pjesë Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Dewi Van de Werd, Drejtori Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, duke iu përgjigjur gazetarëve, u ndal te fryma e shkëmbimit të përvojave gjatë takimit të zhvilluar në Drejtori për afro një orë.
Ai tha se ndajnë të njejtin mendim me miqtë nga Hollanda lidhur me zhvillimin e ardhshëm të portit dhe raportit të tij me qytetin e Durrësit.
Duke e quajtur thellimin e ardhshëm të pjesës pranë kalatave dhe kanalit hyrës si një mundësi për rritjen e numrit të anijeve me kapacitet të madh, Qirici vlerësoi përvojën hollandeze për shfrytëzimin e materialeve të nxjerra gjatë këtij procesi në krahun e jashtëm lindor të portit.
Kryebashkiaku nga Hollanda Ahmed Aboutaleb vlerësoi rëndësinë e takimit me drejtuesit dhe specialistët e portit të Durrësit. Ai tha se vizita në Durrës ka si qëllim njohjen me kapacitetet ekonomike të portit, çka është e e rëndësishme edhe për shkëmbimet e mundshme të ardhshme.
“Funksioni im si kryebashkiak i Roterdamit me jep mundësinë të njihem dhe të kujdesem për të gjitha problematikat, përfshirë dhe ato me emigracionin shqiptar dhe vështirësitë ne po punojmë për ti zgjidhur në bashkëpunim me qeverinë shqiptarë”.
Po sot Delegcioni nga Roterdami vizitoi edhe mjediset e Terminalit të Trageteve dhe patën takime me përfaqësuesit e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, si dhe me ata të Doganave.