Donald Trump doli në një konferencë për shtyp në orën 02:30 të së mërkurës, për të thënë se ai ka fituar, por se po bëhet përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve.

Gjatë daljes së tij për shtyp, Trump shoqërohej nga gjithë familja e tij, djemtë Eric dhe Don Jr, dhe dy vajzat Ivanka dhe Tiffany.

Fëmijët e Trump, që shoqëroheshin nga partnerët e tyre janë shfaqur të qeshur dhe në humor, pavarësisht stresit të zgjedhjeve dhe orës së vonë.

Në familjen Trump janë bërë gati për festë… por të presim rezultatet!