Këto janë dy fytyrat e vërteta të kalatës lindore ose numër 7 në portin e Durrësit.
Kjo kalatë iu është dhënë me koncesion gjermanëve, e cila është kthyer në mollë sherri midis operatorëve të ngarkim-shkarkimit.
Në pjesën ku është investuar nga Autoriteti Portual Durrës, kalata është bosh. Në pjesën tjetër, në bankinat e saj, kalata është drejt shkatërrimit total.
Për bankinat e dikurshme, ku ankoroheshin anijet, nuk ka asnjë kujdes nga autoriteti portal. Në këtë pjesë të harruar nga APD-ja, plehrat kanë zaptuar sipërfaqet e kalatës dhe bankinave.
K.H.





