Mëngjesin e sotëm situata në portin e Durrësit paraqitet kaotike. Siç duket edhe në foton e siguruar nga “DurrësLajm”, janë me qindra automjete që kanë zbritur nga tragetet dhe presin të dalin nga porti dhe qindra të tjerë që presin të imbarkohen.
Dita e sotme do të jetë shumë e ngarkuar në portin më të madh në vend, pasi deri më tani janë ankoruar në Durrës 4 tragete, ndërsa 2 të tjerë janë nisur drej shtetit fqinj, Italisë.
Në orët në vijim priten të ankorohen në portin e Durrësit edhe 3 tragete të tjerë, ndërsa 4 do të nisen nga Durrësi për në portin e Barit apo Ankonës. (shikoni për më shumë tabelat e mëposhtme).
Fundi i korrikut dhe gushti shënojnë edhe muajt më të mbingarkuar me punë në portin e Durrësit, për shkak të kthimit të emigrantëve.
R.O.