Më shumë se 352 shkolla janë mbyllur sot (24 janar) në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, për shkak të ndotjes së ajrit.

Sipas të dhënave të IQAir, kryeqyteti tajlandez renditet në vendin e 8-të në listën e qyteteve me problemin më të madh të ndotjes në nivel global.

Autoritetet në zonën metropolitane të kryeqytetit kanë vendosur të mbyllin 352 shkolla në 31 rrethe për shkak të ndotjes. Që nga e enjtja, më shumë se 250 shkolla mbetën të mbyllura për shkak të ndotjes dhe shumë banorë punuan nga shtëpia, duke kufizuar përdorimin e automjeteve në qytet.

Tajlandë Bangkok (4)

Ndotja e ajrit është në kulmin e saj në këtë periudhë të vitit në Tajlandë, si edhe në vendet e tjera në këtë rajon të Azisë Juglindore.

Ky fenomen ndodh për shkak të ajrit të ftohtë dhe të ndenjur, që nuk lejon që shkarkimet e automjeteve dhe tymi nga djegia e pakontrolluar të largohen në mënyrë adekuate në zonat të tjera.

Tajlandë Bangkok (1)

Si një përpjekje për të frenuar ndotjen,  ministri i transportit, Suriya Juangroongruangkit, tha se transporti publik në Bangkok do të jetë falas për një javë.

“Shërbimet e Skytrain, metro, hekurudha dhe shërbimet e autobusëve të kryeqytetit do të jenë falas për përdoruesit nga e shtuna”, tha ai, sipas The Guardian.

Tajlandë Bangkok (2)