Rezultatet jo të mira me kombëtaren kanë bërë që të komentohet në media e ardhmja e trajnerit Reja.

Aktualisht janë edhe muajt e fundit të tij sa i përket kontratës me FSHF.

Ndërkohë u publikuan edhe lajme se ai do zëvendësihet me Luigi Di Biaggon.

Ka reaguar FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt.”