31 korrik 2013 – Guvernatori Ardian Fullani ka paraqitur raportin mujor të këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku është ulur me 0.25 % norma bazë e interesit duke arritur në shifrën më të ulët në histori, 3.5%. Fullani ka theksuar se ulja e normës bazë krijon kushte më të mira për rritjen e kërkesës agregate. Sipas tij, lehtësimi i politikës monetare faktorizon pritjet për një politikë fiskale të përmbajtur dhe krijon hapësira për korrektim të shpejtë e me kosto më të ulët për financat publike. Sipas Fullanit, muajt e parë të 2013 kanë konfirmuar vlerësimet tona të BSH për rritje të ngadaltë të ekonomisë dhe presione të ulëta inflacioniste në të. Ekonomia vuan nga kërkesë e dobët agregate që reflekton pasigurinë e agjentëve mbi të ardhmen, dobësitë ekonomike të partnerëve tanë kryesorë". Inflacioni qëndron në nivele të ulëta gjatë 6 mujorit të parë të vitit. BSH ka bërë të mundur ulje të normave afatgjatë të interesit, duke ruajtur shëndetin bankar në vend, duke krijuar shtyllat për rritje ekonomike. Kemi aktualisht një inflacion 2,2 për qind, duke u reduktuar në krahasim me 3mujorin e parë. Ecuria e çmimeve bujqësore vazhdon të përcaktojë 90% të inflacionit total", shpjegoi Fullani.
Fullani: Banka e Shqipërisë ul me 0.25 % normën bazë të interesit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pushimet kthehen në tragjedi! Turisti britanik gjendet i vdekur në një zonë malore në Greqi
Parashikimi i motit për sot, 30 gusht 2026
Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë?
Mbyllet dita e 91-të e protestës, qytetarët: Nesër më shumë!





