Mbi 34 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Nga të dhënat operative të APD, rezulton se numri më i madh i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet shënohet gjatë fundjavave.
Në 30 ditët e muajit nëntor të këtij viti kanë lëvizur me tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim edhe 7.048 autovetura dhe 6.795 kamjonë e trajlerë.
16.854 udhëtarë dhe 4.258 autovetura kanë mbërritur brenda një muaji në portin më të madh të vendit tonë, ndërsa 17.516 të tjerë me 2.790 autovetura janë nisur drejt dy porteve të Italisë.