Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të Veliternes.

Policia bën me dije se është përplasur një mjet tip furgon me një automjet tjetër dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona, ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe dy ambulanca.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Korçë për të marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.