Në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste në rrethe, ditën e sotme në Durrës u zhvillua mbledhja e Këshillit Koordinues.

Të pranishëm në mbledhje ishin, Bledi Klosi, kryebashkiakja Emiriana Sako, drejtuesi politik i PS në qarkun e Durrësit, Ardian Çela, kryeparlamentarja Lindita Nikolla shumë figura të tjera të njohura të kësaj force politike.

Në një postim në rrjetet sociale, PS Durrës shkruan se në takim u diskutuan çështje me rëndësi për procesin zgjedhor.

Postimi i plotë:

Sot në Durrës u zhvillua mbledhja e Këshillit Koordinues për të diskutuar një çështje shumë të rëndësishme të procesit zgjedhor, rëndësi për organizimin e partisë, për funksionimin e strukturave të saj e kryesisht të strukturave vendore