Tai Bribo ishte lojtari i cili vendosi fatin e ndeshjes mes Izraelit dhe Shqipërisë, kur përfitoi nga largimi i munguar i topit nga Mihaj, për të ndëshkuar kuqezinjtë në minutën e 93-të. Fitorja 2-1 kësisoj mban emrin e lojtarit i cili luajti ndeshjen e tij të katërt me kombëtaren e Izraelit, duke shënuar golin e parë me të.

Një gol të cilën vetë Bribo e ka interpretuar si shenjë të fatit, teksa ka treguar pas sfidës një episod shumë të çuditshëm rreth tij.

“Para se të hyja në fushë, pashë një monedhë prej pesë shekel (para izraelite) në tokë në zonën e stolit. Ndodhi pikërisht përpara zëvendësimit. Mënyra se si e pashë, e dija se ishte dita ime me fat dhe se do të shënoja, kështu që nuk e mora dhe nuk e hoqa mënjanë. Pas golit dhe festimeve në stol, papritmas përsëri pashë këtë monedhë që më shkëlqente nga bari. Në mënyrë që ne të ishim me fat deri në vërshëllimën e fundit, pas golit e mora dhe e futa në çorape. Kështu e dija se do të fitonim”, tregoi sulmuesi 24-vjeçar i Izraelit.