Futbollisti brazilian, Riuler Oliveira ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare për shkaqe të panjohura.

23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës japoneze të Shonan Bellmare, por tragjikisht jeta e tij është shuar. 

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi japonez  Shonan Belmare, klub në të cilin braziliani ishte pjesë që nga sezoni i kaluar, ndërsa më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave në Brazil si Internacional apo Koritiba.

’Na vjen shumë keq për vdekjen e papritur, për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë’’, shkruan klubi japonez duke lënë të paqarta shkaqet e ndarjes nga jeta të futbollistit brazilian.

Lajmi ka tronditur botën e futbollit pasi i riu shikohej si futbollist me perspektivë dhe ndarja nga jeta në moshë të re ka sensibilizuar dhe klubet në vendlindjen e tij.