Portieri danez Anders Lindegaard pritet të shkurorëzohet nga modelja shqiptare Misse Beqiri pas dy vjetësh martesë.

Anëtari i ekipit Preston North End ka thënë se dallimet e mëdha mes tyre janë arsyeja kryesore që ata kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, raporton The Sun.

Lindegaard dhe Misse Beqiri kanë një djalë trevjeçar, Julianin.

“Për shkak të dallimeve të konsiderueshme ne kemi marrë vendim që të jetojmë të ndarë. Kujdesi për djalin do të jetë prioritet i yni”,thuhet në komunikatën e përbashkët.

“Kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë për ne”,thuhej më tej.