Sulmuesi i njohur Wesley Lopes ka vdekur papritur në fushën e lojës. Gjatë stërvitjes, 35-vjeçari pësoi një atak në zemër ku edhe pas përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.Klubi brazilian Uniao Agricola Barbarense ende nuk ka zyrtarizuar vdekjen e lojtarit ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se trupi i futbollistit është dërguar pranë familjes.
Wesley Lopes pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në futbollin europian si futbollist i skuadrave Alaves, Grasshopers, Pacos Ferreira, Vaslui, CM Iasi, shkruan "romania tv".