SERBI- Nën moton “Babagjyshi i vitit të ri shpëton jetën” qindra banorë të veshur si plaku i Vitit të Ri kanë zhvilluar një garë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Një ngjarje e sponsorizuar nga autoritetet e qytetit, organizatorët thonë se kjo është gara e vetme e këtij lloji në Evropën Lindore. Sipas tyre gjithçka u zhvillua për marrjen e donacioneve për strehimin e të moshuarve.

“Ashtu si çdo garë, ajo ishte e vështirë, por kam arritur të fitojë,” tha fituesi i garës për meshkuj, Nikola Bursac.  Ndërkohë  fituese e garës për femrat u shpall Milena Obradovic.

Gara tërhoqi rreth 1,000 vrapues dhe që të gjithë kishin një mision të vetëm, mbledhjen e fondeve.