Armando Broja për shkak të një dëmtimi ka qëndruar larg fushave për disa muaj, ndërsa tashmë po stërvitet intensivisht për t’u rikthyer në fushën e blertë në fillim të sezonit të ri.

Por pavarësisht se nuk ka qenë protagonist në fushë në muajt e fundit, sërish ka skuadra që kanë interes për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

West Ham e ka seriozisht dhe sipas “The Guardian” “Çekiçët” po bëjnë gati planin për transferimin e shqiptarit.

Drejtuesit e West Ham po punojnë për të përgatitur një ofertë në drejtim të Chelsea për të lënë të lirë sulmuesin, i cili sigurisht do të kisht eme shumë minuta në këmbët e tij, pasi konkurenca te Blutë e Londrës është e madhe.

Kujtojmë se Broja ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2028, me Maurio Pochettino duket që e ka në planet e tij, por një ofertë e mirë nga rivalët e Londrës mund t’i ndryshonte mendjen Bluve.