Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u zemërua me një gazetar pasi telefoni i tij vazhdonte të binte gjatë një konference për shtyp.
Sipas mediave ruse, incidenti thuhet se ndodhi gjatë një konference për shtyp në New Delhi, ku ministri i jashtëm rus ndodhet për një vizitë zyrtare.
Një nga gazetarët iu përgjigj një telefonate brenda dhomës, ndërsa Lavrov fillimisht i kërkoi të mbaronte bisedën në mënyrë që intervista të vazhdonte pa ndërprerje.
Ministri rus vazhdoi fjalimin e tij, por pak kohë më vonë i njëjti gazetar filloi të fliste përsëri në telefon.
Lavrov më pas reagoi duke thënë:
“A mund të na lini rehat? Nuk po bëj shaka! Djema, nxirreni jashtë…”, iu drejtua më pas ministri rojeve të sigurisë, duke shtuar më pas:
“Zotëri (gazetarit) më vjen keq, nëse nuk e dorëzoni telefonin tuaj, ata do të nxjerrin një armë”.
"If you surrender your phone, they will take out a gun, you know!"
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 15, 2026
Russian Foreign Minister Lavrov got angry when a journalist's phone rang during his press conference. pic.twitter.com/riZmTQlndw





