Gazetarja sportive italiane, Diletta Leota, është përballur me një ngjarje të pazakontë teksa ishte e ftuar në një emision.

Sikurse duket në video gazetares, e cila ishte pjesë e një loje i është hedhur një lëndë ngjyrë blu në trup. Ajo ka lënë karrigen ku ishte ulur dhe ka marrë ngjyrues për të spërkatur të ftuarit e tjerë në studio, por ka rrëshqitur dhe ka rënë në mes të skenës.

Ky moment ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit në studio.

Por, gazetarja ka shpëtuar pa lëndime teksa momenti i rrëzimit është bërë viral në rrjetet sociale.