Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 3.6 milionë tonë mallra gjithsej – mësohet nga Sektori i Statistikave në APD.
Sipas të njejtit burim, mbi 875 mijë tonë mallra janë përpunuar gjatë vitit të kaluar nga tragetet, ndërsa pjesa tjetër, afro 2 milionë e 740 mijë tonë mallra, janë përpunuar në kalata nga anijet me mallra import-eksporti.
Në 12 muajt e vitit që lamë pas nga anijet dhe tragetet janë përpunuar mbi 2 milionë e 440 mijë tonë mallra importi, ndërsa pjesa tjetër e mallrave të përpunuara i përket eksporteve.
Gjatë vitit 2018 në të katër Terminalet e portit janë përpunuar 551 anije dhe 1010 tragete me 3.614.606 tonë mallra gjithsej, saktësojnë të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës APD.