Mbetjet e një ‘vampiri femër’ të fiksuar në tokë me një drapër në fyt dhe një gisht të këmbës të lidhur për të ‘parandaluar ringjalljen e saj” janë gjetur në një fshat në Poloni.

Zbuluar gjatë punës arkeologjike në një varrezë të shekullit të 17-të në fshatin Pien, studiuesit zbuluan gjithashtu se mbetjet skeletore kishin një mbulesë mëndafshi në kokë, që tregonte se ajo kishte një status të lartë shoqëror, ndërsa u vërejt edhe një dhëmb i dalë më shumë se të tjerët.

Udhëheqësi i ekipit, profesor Dariusz Poliński nga Universiteti Nicholas Copernicus në qytetin e afërt Torun tha se forma e varrimit ishte e pazakontë.

“Drapëri nuk ishte i shtrirë, por i vendosur në qafë në mënyrë të tillë që nëse i ndjeri do të ishte përpjekur të ngrihej, ka shumë të ngjarë që koka pritej.”

Ai shtoi se gishti i madh me i kyçur me dry në këmbën e majtë të skeletit ka të ngjarë të simbolizojë “mbylljen e një skene dhe pamundësinë e kthimit”.

Regjistrimet e miteve për të pavdekurit datojnë që në shekullin e 11-të në Evropë. Njerëzit kishin frikë se disa që ishin varrosur do të ktheheshin në jetë si demonë që thithnin gjak dhe do të terrorizonin të gjallët.

Nuk është e pazakontë që rajoni të gjejë vende varrimi ku një shufër metalike është futur në kafkën e të ndjerit. Njerëzit në atë kohë besonin se kjo ishte një mënyrë për të siguruar që personi të qëndronte i vdekur.