Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Shijak.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori për vlerësim:-në lagjen Kodër, Shijak, është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasi R. H., 66 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale;





