Një 70-vjeçar me iniciale S.Gj është gjetur i pajetë sot rreth orës 14:30 në fshatin Muriqan, në lumin Buna.

Policia e Shkodrës bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.