Një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh.

Policia bën me dije se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se vdekja ka arrdhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.