Një 62 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fushë Arrëzit. Burime të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se viktima është konstatuar pa shenja dhune. Ai është Frrok Hajdaraj dhe është gjetur në dalje të qytetit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:50, në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në Përroin e Thatë, është gjetur trupi  i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit F. H., 62 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.