Një e moshuar është gjetur e pajetë ditën e sotme në banesën e saj në Durrës, në lagjen 18.

Kanë qenë familjarët e saj të cilët janë shqetësuar pasi 83-vjeçarja nuk u përgjigjej telefonatave të tyre.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, e moshuara është gjetur pa shenja jete.