Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në një shkurre në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një person i pastreh dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Gjithashtu mësohet se banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.