Fund tragjik për një nga pilotët e avionit F-4  që u rrëzua sot në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se trupi i njërit prej pilotëve është gjetur, 29 vjeç, ndërsa vijojnë kërkimet për pilotin e dytë, 31 vjeç.

“Të hënën, datë 30 janar 2023 në orën 10:30, u rrëzua në det një avion F-4 Phantom II me dy ulëse i Skuadriljes 338 të Krahut Luftëtar 117, i cili po kryente një fluturim stërvitor, 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas, me pasojë vdekjen e bashkëpilotit, toger Marios Michael Turoutsikas, 29 vjeç. Vazhdojnë kërkimet për pilotin Sminagos Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç”, njoftojn autoritetet.

Ndërkohë, janë nxjerrë në breg edhe disa pjesë nga avioni.