Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.