Gjykata Administrative ka shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kundër emërimit të Ols Dados si Prokuror në vitin 2008, duke kërkuar që të shpallet e paligjshme.  

Shkak është bërë kërkesa e kryebashkiakut për t’u njohur me prapësimet e Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), të paraqitura si palë e paditur. Seanca e radhës do të mbahet më 19 qershor, në orën 14:00.

“Sapo mora prapësimet dhe thuhet se unë nuk duhet të legjitimohem se nuk kam interes aktual, personal dhe të drejtëpërdejtë. Unë jam vetë në burg e nderuar. Kërkoj kohë që të njihem me prapësimet e bëra nga pala e paditur KLP.”, tha Veliaj.

Për rrjedhojë, gjykata vendosi që të shtyjë seancën për më 19 qershor për t’i dhënë kohë Veliajt dhe avokatit të njihet me provat.