Gjykata e Durrësit ka rikonfirmuar masën “burg pa afat” për gjashtë evektivët e policisë së Kufirit, të cilët merrnin rryshfete nga 5 deri në 100 euro për kalimin e personave që kishin ndalesa në zonën Shengen.
Të akuzuarit janë inspektorët Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi, dhe Eduart Matmuja, të moshave nga 30 në 60 vjeç.
Avokatët mbrojtës kërkuan një masë me të lehtë, siç është ajo e “Detyrim paraqitjeje”, me argumentin se personat e arrestuar nuk përbëjnë rrzikshmëri për komunitetin.
Organi i akuzës nga ana tjetër kërkoi masën “arrest me burg” pasi, sipas tyre, dispononin prova se efektivët lejonin hyrje-dalje të shtetasve, të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare.
Pasi dëgjoi palët, trupa gjykuese me në krye gjyqtaren Besjana Garxenaj, vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke lënë në burg 6 efektivët e policisë së kufirit, mbi të cilët rëndon akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
K.Gj.
Shiko pamjet nga seanca: