Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, e cila u shpall fituese në votimet e 30 qershorit.

Vendimi është marrë mesditën e sotme nga gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Gjykata ka renditur tre arsye përse nuk e pranon Sakon si kryebashkiaken e re të Durrësit.

Në vendim konsiderohen të pavlefshme:

1- Regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit;

2- Përmbajtja e fletës së votimit për kandidatët për kryetarë bashkie;

3- Vendimi i KQZ-së për rezultatet e votimit në Durrës.

Sipaa gjykatës, BD është regjistruar më 25 prill pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.

Më 30 qershor, Bindja Demokratike kandidoi në Durrës me Valbona Sakollarin. Por sipas vendimit të Gjykatës, kjo parti është regjistruar jashtë afatit zyrtar dhe për këtë arsye zgjedhjet lokale janë nul.