Një moment shumë emocionues u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Një propozim nga njeriu i zemrës erdhi për një studente të Fakultetit të Edukimit, e cila, krahas emocioneve të diplomimit, përjetoi edhe ato të një propozimi të bërë para syve të mijëra të pranishmëve në ceremoninë e mbajtur në Kampusin Universitar në Spitallë.

Ndërkohë, 2182 studentë u diplomuan sot në ciklin e studimeve Bachelor dhe Master në UAMD.