Zgjodhi të suprizonte të fejuarën e tij, Klarisa Toska, pikërisht gjatë ceremonisë së diplomimit të saj me as më pak e as më shumë por me një propozim për martesë në skenë, para syve të mijëra të pranishmëve.

33-vjeçari Benard Dani nga Tirana u ul në gjunjë dhe i propozoi studentes së Fakultetit të Edukimit në UAMD, duke e bërë këtë natë të saj edhe më speciale. Të rinjtë njihen prej 8 vitesh, ndërsa prej 4 vitesh janë të martuar dhe ky propozim i sotëm është kurorëzimi më i bukur i dashurisë së tyre. Në çastet e para pas propozimit në skenë ata zgjodhën të rrëfejnë emocionet e tyre për mikrofonin e “DurrësLajm“.

“Desha t’ia bëj këtë natë edhe më të veçantë. Ajo është gjëja më e shtrenjtë e jetës sime”- thotë Benardi mes emocioneve.

“Do të mbetet njē ditë e veçantë për mua kjo e sotmja. Jemi njohur rastësisht përmes shoqërisë së përbashkët”- thotë Klarisa, që mjaft e emocionuar rrëfen se po planifikojnë edhe dasmën.