Në ambientet e GJKKO zhvillohet sot seanca për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë disa prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes.

Në listë janë edhe Paro Laçi, Albert Xhani apo edhe Isa Tare.

Në seancën e kaluar, GJKKO pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës  i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.