Nipi i tij 18-vjeçar ka një pasuri që i kalon 100 milionë dollarët, por George Bieber jeton në kushte të mjerueshme në një rulotë që ka qenë shtëpia e tij prej 40 vjetësh.
Gjyshi i adoleshentit të famshëm Justin Bieber thotë për “The Sun”, se nuk është ndihmuar asnjëherë nga nipi i tij pasanik.
Amortizimi i tejskajshëm i rulotës e bën të domosdoshëm riparimin e saj, por 61 vjeçari nuk ka para për ta bërë këtë gjë.
George ankohet për dhimbjet e forta të shpinës dhe kushtet mizerabël në të cilat jeton.
Publikimi i kësaj interviste ndoshta do ta shtyjnë 18 vjeçarin Justin Bieber të hedhë sytë nga gjyshi i tij, pasi siç thotë një shprehje “më mirë vonë sesa kurrë.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





